Bota
Imperialisti maço, dy karrige dhe një mrekulli, ndoshta jo e fundit e Papa Françeskut

Ata dukeshin si dy “burra vullnetmirë”, plaku dhe i riu ulur përballë njëri-tjetrit. Këtë herë është Presidenti ukrainas Zelensky ai që ka veshur kostumin e duhur, me të zeza dhe pa uniformë ushtarake; ndërsa ngjyra blu kobalt e Donald Trump nuk është pikërisht kodi i veshjes që ishte rekomanduar nga Vatikani. Por çfarë rëndësie ka? Ngjarja është historike.
Të përkulur drejt njëri-tjetrit, mbi dy karrige të thjeshta, me kokat pothuajse duke u prekur njëra-tjetrën si në një rrëfim, në mes të Shën Pjetrit, në sfond një përshkrim i pagëzimit të Krishtit. I parë në profil, presidenti amerikan duket se mban mbi supe një peshë vitesh dhe ndoshta përgjegjësish, të cilat në Zyrën Ovale të veshur me ar, ai i fsheh lehtësisht pas një poze si imperialist-maço, i ulur në buzë të karriges së tij presidenciale. Zelensky, nga ana e tij, ka një qëndrim të përulur, të vuajtur dhe lutës; por jo aq i frikësuar sa herën e fundit, ndoshta sepse ne Vatikan mungonte JD Vance, ose se ndoshta ishte dora e Zotit. Por kjo foto tashmë duket si një mrekulli… E fundit e Papa Françeskut? Është ende shumë herët për ta thënë. Megjithatë, ky mund të jetë fillimi i një “negociimi të ndershëm” për paqen në Ukrainë, për të cilën shpresonte me të drejtë Papa shpesh në predikimet e tij. Para së gjithash, sepse të dy e dëgjuan qartë njëri-tjetrin. Mund të shihej në gjuhën e trupave, në gjestet e duarve, në vetullat e rrudhura në përpjekje për të kuptuar tjetrin, në vend që të dikudh prej tyre te mburrej. Në fund të fundit, një takim kaq i jashtëzakonshëm mund të ndodhte vetëm në Shën Pjetër. Te shtunen pamë se Roma është e përjetshme…CORRIERE DELLA SERA

