Connect with us

Kronike

Aksident në Lezhë/ Makinat përplasen në njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Një aksident është regjistuar paraditen e sotme në aksin e vjetër Lezhë-Manati.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Burime  bëjnë me dije se njëri prej tyre ka fraktura të shumta në trup dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Advertisement