Politike
Rama: Fletë rrufetë e kënetës, mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka zgjedhje dhe humbje

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”.
Ai po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit në rrjete sociale.
Rama e nisi me rezolutën e miratuar këtë të mërkurë në samitin e Partive Popullore Evropiane të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.
“Këneta kaloi nëpër tavolina një fletë rrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin blerje vote me lekë dhe kanabis, punësime elektorale dhe prokurime favorizuese për socialistët, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi legal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës. Një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasur zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka pasur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se kemi një strukturë të tërë, SPAK që është në terren dhe në zyrë dhe i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve që ma ha mendja janë lumë sepse kur lexon këtë fletë rrufe e kupton se duhet mbështetur me denoncime dhe duhen bërë siç janë në stilin e kënetës njësoj si ato të kohës së dikurshme, denonco, fillo presionin vë nën dritën e proshektorëve prokurorët, detyroji që të fillojnë procese deri kur ajo që ti kërkon të marrë trajtën e një hetimi dhe më pas shpall fajësinë ti përpara se të nxjerrë hetimi. Duke qenë se kam qenë vetë pre e një kallëzimi të rremë jam e qartë se si zhvillohet e gjitha. Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.”, tha Rama.
Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi iegal. Sic ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore.

