Connect with us

Bota

Përgjaket sërish Gjermania/ Shoferi hyn me makinës mes turmës, plagoset rëndë 6 persona

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur pasditen e kësaj të premte në Shtutgart të Gjermanisë, kur një makinë tip Mercedes hyri mes për mes turmës, duke përplasur qytetarët dhe duke shkaktuar panik dhe kaos në qytet.

Mediat vendase bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit u arrestua.

Policia e Shtutgartit tha në një postim në rrjetet sociale se incidenti ndodhi në zonën e Olgaeck.

Më vonë, policia shtoi se operacioni po vazhdon dhe se në zonë është bllokuar qarkullimi për shkak të hetimeve si edhe për arsye sigurie.

 

 

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku pa marrin ndihmë mjekësore. Disa prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, raportojnë mediat gjermane.

Advertisement