Kronike
Plagosja në Laç/ Gjendet një makinë e djegur në Balldre, dyshohet se u përket autorëve

Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Balldre. Dyshohet se makina ju përket autorëve të plagosjes së 5 personav në Laç. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ndërsa dyshohet se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit midis disa personave.
Të plagosur kanë mbetur Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj. Kjo e fundit po shiste qirinj anës rrugës në momentin e plagosjes. Pesë personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona, ndërsa në ndihmë policisë së Kurbinit i kanë shkuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër. Policia po punon për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar.

