Kosova
Pandemia e frikës/ Sëmundja e furrtarit Fico, pas tensionit të gjakut të Vuçiç

Aleksandar Vuçiç duket se nuk është i vetmi lider, i cili ka filluar të “ndihet keq” në ditët e fundit. Edhe Robert Fico i Sllovakisë, po ndjek një skenar të ngjashëm, me “një sëmundje të papritur” dhe anuluan të gjitha punët e rëndësishme.
Kujtojme se kohët e fundit, të dy u betuan se do të shkonin ne paraden e Moskës që do të organizojë Vladimir Putini më 9 maj.
Po a eshte e gjitha kjo rastesi?
Presidenti i Serbisë, për shkak të “çështjeve shëndetësore” madje, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, duke mos pasur një audiencë me presidentin Donald Trump. Vetëm pak ditë më parë, Vuçiç deklaroi edhe një herë se nuk do ta refuzonte vizitën në Moskë, pasi I kishte premtuar presidentit Vladimir Putin.
Kryeministri sllovak Fico gjithashtu “u sëmur” dhe nuk mori pjesë në festimet e 1 Majit në Sllovaki. Ai gjithashtu nuk mundi, siç synonte, të solidarizohej me punëtorët, duke bërë turnin e natës si punëtor në një furrë buke në qytetin e Nitra-s.
Dhe e gjitha kjo duket se eshtë e natyrshme kështu sic po vijne ngjarjet, duke parë afrimin e paradës së 9 majit, se ndoshta ata edhe mund të mos ia dalin të shkojnë në Moskë, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet. Në të kundërt, tani gjithçka mund të bëhet është një shërim i shpejtë I dy liderëve të shteteve respektive, të cilët afrimin dhe pëlqimiN per Putinin, nuk e kanë fshehur

