Politike
Andi Bushati për fushatën e Ramës: Fantastike, na e shiti sapunin për djathë

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për fushatën e mazhorancës. Ai me ironi e cilësoi fushatën si “fantastike”, pasi Rama arriti të shesë një produkt edhe pse është bosh brenda, shkurt “na shiti sapunin për djathë”.
“Rama duhet përgëzuar sepse bëri fushatën më fantastike të mundshme në raport me lëndën e parë që kishte. Çfarë është fushata, si do të shesësh lëndën e parë që ke. Rama ose do të bënte fushatë të drejtë dhe të ndershme, të jepte llogari për çfarë është bërë, ata që i kanë shkuar në burg, korrupsioni, arritjet, ose do ti shmangte bilancin.
Kjo që shmangu bilancin duket si llaf goje, por duhet mbushur fushata. Në këtë pikëmapje, Rama sjell gjithmonë diçka të re. Na tërheq me Noizy-n, tallavatë që bën qytet më qytet, tërheq vëmendjen me batutat, i dha ritëm fushatës duke e debilizuar, por qëllimin e arriti. Në këtë pikëpamje na shiti sapunin për djathë.
Mazhoranca nuk do fushatë me ballafaqim dhe me bilanc. Edhe kryepremtimi i Ramës që gjen në postera “Vetëm me Edin në Evropë”, ai premton diçka që shkon përtej mandatit katër vjeçar. Edhe sikur ëndrra e tij të bëhet realitet dhe të futem në Evropë në 2030, është përtej mandatit katër vjeçar. Logjikisht nuk mund të premtosh diçka që tejkalon mandatin. Kjo bëhet për të nxjrrë përtej një fabul që nuk ka lidhje me realitetin”, tha Bushati.

