Connect with us

Aktualitet

Numërohen votat në Korçë, Kukës, Vlorë, Himarë, Fier, Sarandë, Dibër…Minutë pas minute…

Numërimi ka nisur edhe në qarkun e Korçës. Numërohet kutia e Progrit në Devoll, socialistët 124, PD me 97, si dhe e para në Tepelenë, fshati Sinanaj, Progonat dhe Nivicë, PS me 344 vota dhe PD me 134. Edhe në Memaliaj kutia e parë, PS 137 vota dhe PD 50 vota. Numerohet 1 kuti edhe në Gjimnazin Memaliaj, ku Partia Socialiste thellon diferencën, 130 vota, kundrejt 67 vota të PD.

Numërohet kutia e parë në qarkun Kukës. Është qendra e Zapodit që është numëruar e para, ku PS ka fituar me 78 vota, kundrejt 48 të PD. Surpriza është PSD e Tom Doshit me 43 vota, ose vetëm 5 më pak nga PD, duke dalë forcë e tretë.

Edhe në Delvinë ka nisur numërimi me kutinë e parë, ku PS ka fituar 103 vota, kundrejt 47 të PD-së. teksa në proces është edhe Vlora me kutitë e para. PS kryeson me diferencë të ngushtë edhe në 4 kutitë e para të numëruara të Himarës, ku prezent ka qenë edhe ish-kryebashkiaku i dënuar për korrupsion zgjedhor, Fredi Beleri, i shoqëruar nga Vangjel Dule. PS kryeson lehtë në kutitë e para, teksa edhe në Sarandë kryeson në shifrat e para.

ka nisur edhe procesi i numërimit në qendrat e para në Fier, patos dhe Lushnjë. Por kutia e parë e numëruar vjen nga Lushnja, ku PS ka fituar 121 vota, kurse PD me 43 vota.

Edhe në qarkun e Shkodrës ka nisur numërimi, ku rezultatet e para vijnë nga Fushë-Arrëzi me dy qendrat e para, ku PD kryeson me 95 vota, kundrejt 53 të PS, teksa ka surprizuar PSD me 52 vota.

Në Berat, në 10 kutitë e para të numëruara, PS kryeson me dyfishin e votave ndaj PD-së.

Dalin rezultatet e para edhe nga Durrësi, ku dy kutitë e para në bashkinë Shijak nxjerrin fituese me 256 vota PS, që ndiqet nga PD me 99 vota.

Edhe në Dibër janë hapur 4 kutitë e para. Numërimi ka nisur në dy bashki, në Mat dhe në Klos. Deri tani kryeson PS me 551 vota dhe PD me 326 vota.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në kutinë e parë të Mirditës për qarkun Lezhë, PD kryeson me 95 vota, PS me 76 vota. Sipas të dhënave të KQZ-së, në kutinë e parë të Elbasanit, në Belsh, PS kryeson me 81 vota, PD me 43 vota.

Edhe në Shkodër ka nisur numërimi, ku janë hapur dy kutitë e para. PD deri tani ka 95 vota, PS 53 vota dhe PSD me 52 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri tani (05:00) janë numëruar 799 kuti nga 5225 në total, ku PS kryeson me 102539 vota, ndaj 64108 vota të PD-ADSHM. PS ka rreth 53,6% të totalit të votave deri tani, kurse PD me 33,5%. Ndërkohë që PSD e Tom Doshit ka 3,9% të votave, Nisma Shqipëria Bëhet me 3,58% dhe Mundësia me 2,5% dhe Lëvizja Bashkë me 1,2%.

Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar

Advertisement