Connect with us

Politike

Humbja e opozitës/ Jorida Tabaku skanon 11 Majin: Ndikoi përçarja, duhet bërë analizë

“Rezultati që mori koalicioni opozitar PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duhet të analizohet nga struktura dhe forumet drejtuese”. – Kështu u shpreh deputetja e PD, Jorida Tabaku. Ajo tha se ndarja e ofertës opozitare dhe përçarja e elektoratit solli atë rezultat, pavarësisht se insiston në atë që PD tanimë e ka kthyer në kauzë sërish, parregullsinë e procesit elektoral.

“Unë së bashku me kolegët në terren kemi parë njerëz të cilët dëshironin rotacionin politik. Mendoj se ju e keni vënë re edhe problematikat me sistemin i cili nuk arriti dot të përkthente dot votat në numrin e mandatave të caktuara dhe që arriti që për Partinë Socialiste numri i mandateve ishte më e madhe se mbështetja që morën realisht.

Ndarja e ofertës opozitare mendoj se ndikoi, pasi njerëzit ishin pak skeptik për të marrë pjesë në votime por së dyti ndikoi edhe në copëzimin e mbështetjes për opozitën dhe së treti janë duke u ekspozuar fakte se si janë organizuar zgjedhjet.

Që në vitin 2013 Parlamenti asnjëherë nuk është ngritur në lartësinë e duhur për të arritur një reformë të plotë zgjedhore dhe raport pas raporti OSBE-ODIHR konstaton probleme kjo shkon përtej Partisë Demokratike dhe është sfidë për demokracinë. Sigurisht ky rezultat duhet analizuar së brendshmi edhe nga ne, në strukturat dhe forumet e punës që secili prej nesh pati.

Partia Demokratike nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të eci përpara, të forcohet, të përmirësohet të ndryshohet dhe duhet të eci paralelisht me sfidën e demokracisë sepse nëse ne nuk jemi të aftë të organizojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, e dhe sot në Shqipërinë e 2025 flasim për integrimin dhe e përdorim thjesht si retorikë politike atëherë mua më vjen keq ta them që nuk kemi për tu ngritur asnjëherë sepse një demokraci tregon se sa e aftë është në momentin që bëhet gati për sfidën elektorale, por kjo nuk do të thotë edhe që një gabim i Partisë Demokratike të shërbejë si justifikim që të mbyllim sytë për vjedhjen.

Kjo që ka ndodhur me zgjedhjet e 11 majit, ka qenë në masë e organizuar për të mbajtur pushtetin. Partia Demokratike patjetër që do i bëjë proceset e veta. Gjatë viteve të kaluar ne kemi bërë shumë gabime dhe nuk duam që debati i brendshëm të bëhet i jashtëm.

Duhet që Partia Demokratike të ndjekë rrugën e saj dhe duhet patjetër që këtë sfidë për procesin e zgjedhjeve ta vazhdojë paralelisht me procesin e brendshëm që çdo parti duhet të bëjë. Nuk është e vërtetë që opozita vetëm ankohet se cilido që ndodhet në opozitë e kanë konstatuar.

Raportet e OSBE-ODIHR ka deklaruar se nuk ka më ndarje të shtetit me partinë, dhe i gjithë shteti ka qenë në dispozicion dhe ndodhi edhe falja e gjobave dhe shpërblimi i pensionistëve kur nuk ka ndodhur për 12 vite dhe me vendim qeverie dhe kush e di se sa të tjera pa vendim qeverie dhe për mua ka qenë shokuese kur fletët e votimit flinin sheshit në lokalet në Elbasan. Ne kemi qenë afër edhe procesit me diasporën.

Raporti i OSBE-ODHIR ishte i mirëpritur dhe ishte i paralajmëruar pasi pati edhe një mbledhje në parlamentin europian. Tek raporti çdo gjë ishte shumë i qartë dhe aty ishin renditur edhe parregullsitë sepse procesi i zgjedhjeve është një vullnet politik dhe kjo ecën paralelisht me mungesën e vullnetit për integrimin.

Ne duhet t’i lëmë Partisë Demokratike që t’i diskutojë këto gjëra së bashku me strukturat e saj. Unë mund të them se doktor Berisha është një figurë e cila për 34 vite ai ka ditur t’i marrë vendimet e tij për të mirën e partisë. Partia Demokratike nuk ka as një çast kohë për të humbur dhe nuk ka as një shans për të humbur, por vetëm të ecë përpara dhe të krijojë edhe aleanca dhe të tërheqë ofertën opozitare pranë saj. Sot është provuar se edhe copëzimi i ofertës opozitare e ndihmoi kundërshtarin por duhet të përmirësohemi.

Demokratët kanë ditur që të ngrihen në momente të vështira dhe të jenë atje ku Partia Demokratike ka pasur nevojë dhe e di që sot janë të mërzitur dhe kanë mungesë energjie por nuk ka asnjë forcë politike e cila në ADN e saj strukturat si Partia Demokratike.

Ne nuk funksionojmë si ushtri si kundërshtari, por si frymë në Partinë Demokratike. Prandaj përveç mirënjohjes përjetë për atë që kanë bërë në këtë fushatë e cila ka qenë ndër më të vështirat që kam kaluar dhe e them me bindje të plotë edhe pas daljes në terren se të gjithë do ta gjejmë forcën për të realizuar sfidat që përmenda edhe më herët”, tha Tabaku.

Advertisement