Connect with us

Politike

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Berisha thumbon Ramën: Kryeministri me zemër është me Vuçiçin…

Kreu i PD Sali Berisha ishte bnë një konferencë për shtyp, ku u përball edhe me pyetjet e gazetarëve për çështje të ndryshme të politikës.

Në fund kryedemokrati u ndal edhe tek ndeshja Shqipëri-Serbi që zhvillohet sot në orën 20:45 në Air Albania.

Berisha u shpreh se i uron fitoren kombëtares shqiptare, por nuk la pa thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama.

“I uroj fitore kombëtares shqiptare. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha ai.

Advertisement