Sport
Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

Shqipëria po përballet me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
Takimi ka nisur me skuadrat të cilat janë agresive duke mos lejuar hapësirat. Teksa po luhen 24 minutat e para, arbitri ka akorduar 2 kartonë të verdhë.
Në miuntën e 17-të Pavlovic i Serbisë ndëshkohet pas një faulli ndaj Armando Brojës.
Ndërkohë 2 minuta më pas, një vendosje e gabuar e Gjimshitit e vendos atë në një pozicion të pavavorshëm ndaj Vlahovic dhe më pas detyrohet të kryejë faull. Arbitri nuk fal dhe ndëshkon me të verdhë kapitenin e Shqipërisë.
Gjimshiti tashmë do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë më 10 qershor.
Mbrojtësi kuqezi është i vetmi që ishte ndëshkuar me karton të verdhë në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe tashmë do të humbasë transfertën e rëndësishme për Shqipërinë.
Nga goditja e dënimit, Vlahovic godet kërcënon me një gjuajtje të fortë por fatmirësisht pa shënjestrën e duhur.

