Connect with us

Bota

Zelensky: Paqja e vërtetë do vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi nafte ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se çmimi i naftës prej 45 dollarësh, siç është propozuar nga BE në paketën e ardhshme të sanksioneve, është më i mirë se 60 dollarë, por paqja e vërtetë do të vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi naftë. Zelenskyy e tha këtë gjatë samitit Ukrainë-Evropë Juglindore, raporton media ukrainase.

“Detyra jonë është ta vendosim Rusinë në një pozicion ku ajo do të kërkojë paqe me mjete jo-ushtarake. Mbështetja mbrojtëse për Ukrainën është e nevojshme për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona dhe për ta detyruar Rusinë të ndiejë çmimin e luftës në vend. Sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët janë thelbësorë.

Një tjetër mjet kyç janë sanksionet. BE-ja ka njoftuar paketën e 18-të të sanksioneve dhe mund të jetë më e fortë. Sidomos në shënjestrimin e cisternave ruse të naftës dhe sektorit të saj financiar. Sa i përket çmimit të naftës në kufirin e 45 dollarëve për fuçi është më mirë se 60 dollarë, kjo është e vërtetë. Por paqja e vërtetë do të vijë me një kufi prej 30 dollarësh për fuçi naftë”, tha Zelenskyy.

Ai vuri në dukje se çmimi i naftës në 30 dollarë është niveli që do ta ndryshojë vërtet rrjedhën e të menduarit në Moskë.

Advertisement