Aktualitet
Sot dita e tretë e rinumërimit të votave të Tiranës, deri më tani janë hapur 218 kuti

Sot është dita e tretë e rinumërimit për qarkun e Tiranës.
Procesi nis në orën 09:00.
Deri më tani janë hapur 218 kuti nga 1282 në total, ku janë konstatuar disa gabime, të cilat deri më tani kanë efekt të papërfillshëm në rezultatin për mandatet.
Nga ky proces, deri më tani PD ka humbur 107 vota të pamerituara, ndërsa PS 105. Për sa u takon kandidatëve Ilir Alimehmetit të PD i zbriten 20 vota të pamerituara, 9 Jorida Tabakut dhe 13 Ilir Metës.
As në kampin e PS nuk ka ndryshim.
Nga rinumërimi, Olta Xhaçkës i janë zbritur 14 vota ndërsa Gjylametit 1.
Më së shumti kanë përfituar vota të pamerituara dy partitë e mëdha, të cilat kanë pasur edhe anëtarë në çdo tavolinë të numërimit gjatë procesit të 11 majit.

