Bota
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëhet ‘lëmsh’, ngatërron Tiranën me Teheranin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka bërë një gabim gjatë konferencës për shtyp në Pentagon, ku dha detaje nga sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Iran. Por gabimi që bëri, fatmirësisht nuk ishte edhe në terren, pasi Hegseth, ngatërroi Teheranin (kryeqytetin e Iranit) me Tiranën. Në një konferencë për shtyp, teksa po fliste për sulmin e SHBA ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, Hegseth ngatërrohet teksa thotë se avionët bombardues ndërhynë në Tiranë, por menjëherë u korrigjua dhe tha Teheran.
“Ky është një plan që kërkoi muaj e javë pozicionimi dhe përgatitjesh në mënyrë që të ishim gati kur të na telefononte presidenti i SHBA-së. Kërkoi shumë saktësi. Përfshiu orientim dhe sigurinë më të lartë operacionale. “B-2” tanë hynë dhe goditën në Tiranë…më falni Teheran, hynë dhe dolën pa e marrë vesh bota. Në këtë kuptim është historike,”- tha ai.

