Connect with us

Bota

Përplasje deklaratash për uraniumin/ CIA: S’ka dyshim se uzinat bërthamore iraniane pësuan dëme të rënda

Kreu i CIA-s ka thënë se sulmet amerikane “dëmtuan rëndë” objektet bërthamore të Iranit dhe i kthyen ato vite prapa, duke devijuar nga një raport i rrjedhur i Inteligjencës, që zemëroi Presidentin Donald Trump, i cili e minimizonte ndikimin e bastisjes.

Ai theksoi se vendet kryesore ishin shkatërruar, megjithëse nuk deklaroi se programi bërthamor i Iranit ishte eliminuar plotësisht.

Ky reagim vjen dy ditë pasi një vlerësim paraprak i rrjedhur nga një agjenci inteligjence e Pentagonit sugjeroi se komponentët kryesorë të programit bërthamor të Iranit mbetën të paprekur pas bombardimeve të SHBA-ve.

Presidenti Trump përsëri pohoi se bastisja kishte “zhdukur” objektet bërthamore të Iranit dhe perdori rrjetet sociale për të postuar reaagimin se mediat e “lajmeve të rreme” kishin “gënjyer dhe kishin keqinterpretuar plotësisht faktet”.

Trump tha gjithashtu se ndoshta do të kërkonte një angazhim nga Irani për t’i dhënë fund ambicieve të tij bërthamore në bisedimet javën e ardhshme.

Por i dërguari i SHBA-ve në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i tha rrjetit amerikan NBC se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë midis vendeve.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, gjithashtu ka dalë në mbështetje të vlerësimit të Trump mbi dëmin ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Kujtojme se operacioni amerikan përfshinte 125 avionë ushtarakë, duke synuar tre objektet kryesore bërthamore iraniane të shtunën

Advertisement