Connect with us

Politike

Klevis Balliu: Kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha

Klevis Balliu shprehet se është në dijeni të rasteve të vjedhjes së votës, por thekson se pa prova të pakundërshtueshme nuk mund të akuzohet askush.

Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.

“Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,”  deklaroi Klevis Balliu në emisionin Log. në News24

Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.

 

Advertisement