Pinknews
Sulmohet sozia e këngëtarit Ed Sheeran, 30-vjeçari: Mendova se po vdisja

Ty Jones, një 30-vjeçar britanik i njohur si sozia e këngëtarit Ed Sheeran, u sulmua brutalisht nga një grup prej gjashtë personash gjatë një festivali në Angli, për shkak të pamjes së tij shumë të ngjashme me artistin.
Jones, i cili ishte duke marrë pjesë në koncert si shikues dhe jo për të luajtur rolin e Sheeran siç bën zakonisht në punën e tij të përditshme, u shndërruar në qendër të vëmendjes së turmës, pasi shumë fansa i kërkuan fotografi.
Por atmosfera e festës u kthye shpejt në një makth për të.Sipas dëshmisë gjithçka ndodhi papritur, ndërsa po ndiqte motrën e tij drejt skenës.
“Më shtynë në mënyrë agresive. Pastaj një grup djemsh më rrëzuan dhe më goditën pa pushim me grushte e shqelma, sidomos në kokë. Ishin si të tërbuar,” rrëfen ai. “Mendova se po vdisja.”
Jones mbeti me hundë të thyer, sy të nxirë dhe shenja tronditjeje. Por dëmi më i madh, thotë ai, ishte emocional.
“Mbase ishin xhelozë. Po më shikonin teksa njerëzit më ndalonin për foto, dhe menduan të ‘tregonin veten’ para vajzave”, shton i riu.
Madje shpreh pasiguri për të ardhmen

