Connect with us

Aktualitet

Ministri Vengu qetëson banorët e fshatrave të Delvinës që u evakuuan: Do ju njoftojmë që të riktheheni, bëni pak durim

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në terren në fshatrat e Delvinës, të cilat janë përfshirë nga flakët, ndërsa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve.

Vengu ka folur me banorët e fshatit Palavli, duke u thënë se po monitorohet situata dhe se janë në gatishmëri për çdo situatë.

Ai është parë edhe duke i thënë një banori se pasi të verifikohen shtëpitë që nuk kanë vatra zjarri, do t’i njoftojnë që të rikthehen.

“Do verifikojmë a janë të sigurta banesat, nga momenti që i kemi verifikuara të gjitha që nuk ka vatra të vogla dhe të fshehura do ju njoftojmë që të riktheheni që sonte, pak durim”, dëgjohet ministri duke i thënë banorit.

Advertisement