Connect with us

Kronike

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 në Korçë.

Sipas informacioneve, Olgert Themeli, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Më pas mjeti është përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement