Shkrime
Ylli Manjani: Rusia mori çfarë deshi, NATO tregoi se nuk ekziston

Postimi i Manjanit
Pra, si përfundim:
1. Rusia mori çfarë desh. Mori atë për të cilën luftoi jo pa kosto ushtarake. Pra fitoi Putini.
2. Amerika është e vetmja që shuan konflikte (në fakt edhe që i nxit ato). Por në këtë rast merr përsipër garantuesin ushtarak se Rusia nuk do marrë më territore të tjera në Ukrainë. Por fitoi edhe Trumpi sepse premtoi mbylljen e konfliktit.
3. Europa, që ka harruar të luftojë, bën dekorin e skenografisë të humbësve, me kosto ekonomike të tmerrshme. Detyra e vetme e Europës është të bëhet mburojë diplomatike për aktorin Zhelenski,që të mos e shqyejnë të vetet. Fitojnë udhëheqësit mediokër të BE që luajnë me porta të vogla.
4. Ukraina po shkon drejt destinacionit të paracaktuar të saj: shpërbërja në 3 ose 4 pjesë. Njëra pjesë i shkoi tashmë “pronarit”, Rusisë d.m.th… Ndoshta ukrainasit ende s’kanë gjetur paqen me vendin e tyre, që s’dihet ç’drejtim do marrë…
5. Asnjë konflikt nuk zgjidhet me bojkot, as me izolim por me bisedime. Takimi dhe biseda me Putin ishte fillimi i zgjidhjes dhe jo injorimi i tij. Injorimi çon llogore lufte dhe jo ura paqeje.
Gjithmonë kështu ka ndodhur d.m.th. Çërçill u ul me Stalinin kur ndan kufinjtë e pas luftës, ndaj s’ka asnjë llogjikë ku të rrijë qëndrimi injorues i Kir Starmer ndaj Putinit sot.
Më këtë rast u konfirmua se:
1. Nuk ka NATO, por thjesht ushtri amerikane. Maksimumi i NATO-d politike ka përbërjen e shteteve që ishin dje prezent në Shtëpinë e Bardhë.
2. OKB nuk i duhet as dreqit. Për herë të parë nuk u citua as për kortezi në këto bisedime për zgjidhje konflikti.
3. Gjykata e Hagës po të mos ketë në proçes Thaçin me shokë, është realisht pa punë se fuqi s’ka e s’ka. Putin ashtu si Natanjahu i kanë lënë targën kësaj gjykate… Vetëm shqiptarët i besojnë juridiksionit të asaj gjykate.
Kujdes! Edhe kodi i ri penal i Shqipërisë ka një nen që sugjeron që ligji ynë penal të pranojë juridiksionin e Hagës!!!
Kësaj i thonë të bësh “ishshsh” pa patur pula.
Ndërkohë bota po shkon drejt sovranizmit klasik…
***
Ah edhe një gjë, ndoshta mbaroi edhe ky budallëku i masakrimit të njerëzve në emër të “ndikimit rus”, se na hapën barkun.!

