Aktualitet
Vajzat e tyre vodhen bizhu dhe parfume, nëna e turisteve italiane: Ju shpërndani dro’gë

Duket se mamaja e turisteve italiane që u denoncuan në JOQ me pamje filmike se kishin kryer një seri vjedhjesh në Ksamil, përfshirë këtu bizhuteri e parfume me vlerë të lartë, s’e ka përtypur mirë faktin e arrestimit nga policia dhe bërjes publike të veprës së vajzave të saj.
Ajo është hakërryer në një mesazh duke deklaruar se ato nuk kanë vjedhur asgjë, pavarësisht se u bënë publike nga JOQ videot e vjedhjeve të njëpasnjëshme të turisteve italiane në bizneset e Ksamilit.
“A thua se vodhën diamante”,-thotë ajo në shkrimin e saj sqarues. “Dhe ju shqiptarët?! Pse vini në Itali?! Se atje s’ju lejojnë të bëni asgjë. Është normale që ju shqiptarët të vini në Itali të shpërndani drogë e të qëlloni me armë?! Shikoni shtëpinë tuaj si fillim!”
Ndër të tjera ajo ka sharë shqiptarët, të shikojnë shtëpinë e tyre pasi shkojnë në Itali për të shpërndarë drogë e për të qëlluar me armë. Ndër të tjera thotë se shqiptarëve “i ka lënë Zotin”…

