Connect with us

Kosova

Kontrata amerikane që “varrosi” Serbinë, Ngjela me deklaratë të fortë për bashkimin Kosovë-Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të zgjerojnë dhe forcojnë praninë e tyre ushtarake në Evropën Juglindore, përmes një kontrate pesëvjeçare që përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari. Sipas njoftimit zyrtar, kontrata pesëvjeçare do të përfshijë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e bazave ku janë të vendosura forcat amerikane, duke mbështetur jo vetëm praninë ushtarake të SHBA-së, por edhe veprimtarinë e agjencive të tjera amerikane në rajon, përfshirë Republikën e Kosovës.
E në lidhje me këtë vendim të SHBA-së që prek dy shtetet shqiptare, komentoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela. Si fillim, ai përmendi edhe armatosjen e Serbisë dhe qëllimet e saj që ka ende ndaj Kosovës.
“Nëse në një diskutim si ky do t’i qëndronim arsyes historike të një lufte midis ish pushtuesit dhe të çliruarit prej tij; na duhet të theksojmë se ish – pushtuesi, si rregull, gjithmonë mendon për ripushtimin e atij që është çliruar nga pushtimi i tij.
Nga ky rregull nuk mund të përjashtohet as Kosova.
Por këtu lind kjo pyetje: pse po vijon të armatoset me një ritëm jo normal Serbia?
Serbia është një entitet historik pushtues në Ballkanin Perëndimor; sepse dihet që nuk e ka pasur autoktoninë në Ballkan, por në stepat aziatike.
Por kjo është një histori e cila kuptohet se ende nuk është larguar nga aktualiteti historik”.
Krahas kësaj, Ngjela foli edhe për armatosjen e Kosovës dhe ndihmën që e merr në vazhdimësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, fakti që ne jemi çliruar nga SHBA, është një fakt që e “varros’ Serbinë e qëshpëtimin synon ta gjejë tek Rusia.
“Po Kosova?
Kosova është jo vetëm një shtet prej 2 milionë shqiptarësh; por edhe një shtet i dytë shqiptar. Ky fakt ka shqetësuar dy pushtues tokash të shqiptarisë në Ballkanin Perëndimor: Serbinë dhe Greqinë. Dhe kjo po kuptohet.

Advertisement