Connect with us

Bota

Tërmeti 7.4 ballë godet Rusinë Lindore, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur bregdetin e Kamçatkës, në Lindjen e Largët të Rusisë, të shtunën, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor tha se mund të ndodhin valë “të rrezikshme”.

Tërmeti goditi 111 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamçatsky, kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër, në një thellësi prej 39.5 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor paralajmëroi për mundësinë e cunamit përgjatë bregdetit brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit.

 

Advertisement