Connect with us

Sport

Champions League/ Juventusi barazon 4-4 kundër Dortmund, Real Madrid përmbys Marseille

Faza e ligës së Champions League nisi këtë të martë me gjashtë ndeshjet e para për edicionin e ri, ku nuk munguan surprizat. Tri pikë siguruan skuadra si Arsenal, Real Madrid apo Tottenham. Juventusi nuk u dorëzua në shtëpi duke barazuar 4-4 kundër Dortmund në limite, teksa Qarabag përmbysi 2-3 Benfican në Portugali. Edhe Royale Union fitoi kundër PSV-së.

Në Bilbao, vendasit e Athletic u mposhtën 0-2 nga Arsenali falë golave të Martinelli dhe Trossard në pjesën e dytë. Ndërkohë në Holandë, PSV u surprizua 1-3 nga kampionët e Belgjikës, Royale Union SG.

Dramatike ndeshja në Torino, me Juventusin që barazoi 4-4 në limite kundër Dortmundit me një super Dusan Vlahovic. Në minutën e 87-të të ndeshjes debutoi edhe Edon Zhegrova te vendasit. Dortmund kaloi katër herë në avantazh, por nuk mundi të mbante dot epërsinë në po kaq raste. Të tetë golat u shënuan në pjesën e dytë. Adeyemi, Nmecha, Couto dhe Bensebaini (p) shënuan për Dortmund. Ndërkohë, Yildiz, Vlahovic (2x) dhe Kelly shënuan për ‘Zonjën e Vjetër’.

Në ‘Bernabeu’, Real Madridi përmbysi 2-1 Marseille. Weah shënoi për francezët, ndërsa ‘Galaktikët’ përmbysën me dy penalltitë e Mbappe. Real Madrid e mbylli me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Carvajal në minutën e 72.

Champions League do vijojë ndeshjet e tjera për raundin e parë të fazës së ligës të mërkurën dhe të enjten.

Champions League, faza e ligës – Ndeshjet e para:

E martë, 16 shtator 2025

18:45

Athletic Bilbao 0-2 Arsenal

PSV 1-3 Royale Union SG

21:00

Benfica 2-3 Qarabag

Juventus 4-4 Dortmund

Real Madrid 2-1 Marseille

Tottenham 1-0 Villarreal

E mërkurë, 17 shtator 2025

18:45

Olympiacos – Pafos FC

SK Slavia Praga – Bodo/Glimt

21:00

Ajax – Inter

Bayern Munich – Chelsea

Liverpool – Atletico Madrid

PSG – Atalanta

E enjte, 18 shtator 2025

18:45

Club Brugge – Monaco

Copenhagen – Bayer Leverkusen

21:00

Eintracht Frankfurt – Galatasaray

Manchester City – Napoli

Neëcastle – Barcelona

Sporting Lisbone – Kairat Almaty

 

Advertisement