Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë, Trump: Kievi mund të rimarrë territorin e tij! Zelensky i befasuar: Qëndrimi i presidentit të SHBA, ndryshim i madh

“Mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozicion për të luftuar dhe për të rimarrë territoret e saj.” Kështu deklaroi Donald Trump në një postim në Truth Social, një ndryshim qëndrimi drastik i tij, i cili shprehej se për të arritur një marrëveshje paqeje, Kievi do të duhej të lëshonte disa territore.

“Me kohë dhe durim, dhe me mbështetjen financiare dhe të NATO-s, kufijtë origjinalë që nga fillimi i luftës janë një mundësi”, shtoi udhëheqësi i SHBA, qëndrimi i të cilit ka befasuar edhe Zelenskyn. Të dy mbajtën edhe një takim një ditë më parë në margjinat e Asamblesë së Përgjithme të OKB-së në Neë York.

“Ky është një ndryshim i madh”, u përgjigj Zelensky në një konferencë për shtyp pas takimit të tij me Donald Trump.

“Mendoj se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe shpresoj që Presidenti Trump do ta trajtojë atë”, tha udhëheqësi ukrainas, siç raportohet nga Sky Neës.

Lajm në përditësim…

 

Advertisement