Shkrime
Erion Veliajn nuk e shkarkoi Edi Rama, por e shkarkuam ne, me 44 javë protestë, PS u nënshtrua…
Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në Partinë Demokratike, ka komentuar largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar si një akt të vonuar dhe të shtyrë nga presioni opozitar, jo si një vendim i lirë apo moral i Edi Ramës.
Lela theksoi se ajo që u paraqit si një vendim politik, në fakt është produkt i një nënshtrimi të thellë institucional dhe personal, ku bashkëpunëtorët e ngushtë të Veliajt, dikur mbrojtës të zjarrtë të tij, u kthyen në heshtje në “varrosësit” e tij. Ai nënvizon se ky akt final nuk duhet parë si një reflektim nga ana e qeverisë, por si një reagim i detyruar nga rezistenca e gjatë e opozitës dhe qytetarëve.
Alfred Lela: Duhet thënë që nuk është kolegjialitet, është nënshtrim në shkelje edhe etike edhe ligjore, por po deshe edhe në shkelje le të themi ‘burronore’ apo ‘vëllazërore’. Po të keni parasysh, se të gjithë këta që votuan për ta varrosur ‘lalin’, ishin shokët, vëllezërit dhe motrat e Lalit…dhe tani, si pjesë e nënshtrimit, në nënshtrim e sipër ose në nënshtrim e poshtë, shkojnë nga të zgjedhurit, nga ata që cicëronin me Lalin, pa lalin, me orë pafund rrjeteve dhe televizioneve. Tani u bënë varrosësit e lalit… Kjo është natyra e nënshtrimit që Edi Rana ka zgjedhur për bashkëpunëtorët apo vartësit e tij.
Në plan njerëzor është për të ardhur keq. Në plan politik mendoj që është shumë e rëndësishme të theksohet se ka një përshtypje sikur Erion Velinë e Shkarkoi Edi Rama. Jo! Edi Rama i dha atë goditjen e fundit fatale kur nuk kishte ç’të bënte më dhe është e rëndësishme të theksohet se ishte opozita, ishte PD, ishin 44 javë protestë kur opozita, aktivistë me këmbëngulje në të drejtën e tyre që e çoi Erion Veliajn tek shkarkimi. Edi Rama vetëm sa e ktheu procesin në përdhunim. Opozita ushtroi të drejtën e saj të ligjshme Kushtetuese,qytetare, të interesit publik për t’u thënë hajdutëve që jeni në vjedhje dhe pastaj kryeministri e ktheu në një përdhunim. Sigurisht për nevojat e veta, të klikës që ai drejton