Pinknews
Gjesti humbi vëllain në një aksident, Don Xhoni nuk publikon këngën e re në shenjë ngushëllimi

Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, reperi Don Xhoni ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale. Artisti i njohur ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi dhe për kolegun e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë moment të vështirë.
Në shenjë respekti, Don Xhoni ka bërë të ditur se publikimi i këngës së tij më të re, i planifikuar për sot, është shtyrë. Projekti muzikor do të dalë për publikun ditën e nesërme në orën 18:00.
Si ndodhi aksidenti?
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.

