Connect with us

Bota

SHBA do të filloj testimet bërthamore? Donald Trump: Do ta mësoni shumë shpejt…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e bashkuara të Amerikës do të rifillojnë testet bërthamore. Presidenti Trump, nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse kjo do të përfshinte testet tradicionale nëntokësore, të cilat ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.

“Do ta mësoni shumë shpejt, do të bëjmë disa testime. Vende të tjera po e bëjnë. Nëse po e bëjnë ato, do ta bëjmë edhe ne.” u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One.

Mediat e huaja shkruajnë se Trump tha se kishte urdhëruar ushtrinë të rifillonte menjëherë testimet e armëve bërthamore, për herë të parë në 33 vjet. Ky veprim duket të jetë një mesazh për fuqitë rivale bërthamore Kinën dhe Rusinë.

Nuk është ende e qartë nëse Trump po i referohet testeve të armëve bërthamore apo testeve të raketave të afta të mbajnë koka bërthamore. Asnjë fuqi tjetër bërthamore, përveç Koresë së Veriut nuk ka testuar armë bërthamore në 25 vjet. Testi i fundit i Koresë së Veriut daton në vitin 2017.

Advertisement