Kosova
Vuçiç si gjethja në erë, mbetet pa vëllezër e pa miq: E di që nuk më duan në SHBA, Bruksel dhe Moskë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se ai e di që nuk është personazh i preferuar as në Amerikë, as ne Europë e as në Rusi dhe se pavaresisht kesaj, është krenar.
Dhe kështu, duke i bëre përsëri reklamë vetes, duke u distancuar nga “miqësia” me të cilën mburrej dikur, tani ai po luan rolin e presidentit vetëmohues të Serbisë. Po se sa miq ka realisht Aleksandar Vuçiç në botën, kete po e tregon më së miri rasti me Industrinë e Naftës së Serbisë. Kriza në të cilën ndodhet Serbia erdhi pikërisht për shkak të llogaritjeve të tij lajkatare nga presidentit rus Vladimir Putin.
Edhe ai qe deri dje ishte “miku i dashur nga Turqia”, presidenti Erdogan, pushoi së qeni i tillë për shkak të dronëve që dërgoi në Kosovë. Pra, Tayyip Rexhep Erdogan u bë një “zhgënjim”. As Donald Trump nuk duket se po shkon mirë, megjithëse Vuçiç u përpoq t’i paraqiste publikut një imazh tjetër. Në Kombet e Bashkuara, ai nuk ishte në listën e 145 burrave të shtetit me të cilët foli Trump. Gjithashtu, duhet të kujtojme skandalin diplomatik kur Vuçiç nuk u lejua të merrte pjesë në konventën republikane në Florida. Dhe nga Bashkimi Evropian, çdo ditë mbërrijnë mesazhe se korrupsioni dhe dhuna nuk do të tolerohen më.
Në fakt, nga dita ne dite po del ne pah se Serbia, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, nuk ka një aleat të vërtetë, e lëre më një mik.