Politike
Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 400 mln € pa Veliajn/ Shpërthen PD: Vendim i paligjshëm
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pasditen e kësaj të enjte, Buxhetin për vitin 2026, në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj
Ky i fundit kishte kërkuar përmes një letre zyrtare që buxheti të mos miratohej pa praninë e tij, por Këshilli ka miratuar tashmë buxhetin me vlerë rreth 400 milionë euro.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi.
“A e ka Ristani kompetencën për të firmosur, duke mos qenë kryetare e zgjedhur por e urdhëruar?”, është shprehur Ilir Alimehmeti.
Ndërkohë në përgjigje, Ristani i ka thënë se e kanë për detyrë ta dorëzojnë.
“Kemi për detyrë ta dorëzojmë. Çështjet mund të jenë të drejta, por s’jam autoriteti i duhur ta jap përgjigjen. Do ishte shkelje nëse nuk e dorëzoja një draft”, iu përgjigj Anuela Ristani.