Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Protestuesi i opozitës denonocon Policinë: Më dhunuan dhe më thanë ik në spital se s’je mirë

 Një protestues, i cili ka marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme ka deklaruar se është dhunuar nga policia. Ai është Rexhino Pepaj, 34-vjeç me origjinë nga Berati. Gjithashtu Pepaj është edhe anëtar i degës së PD-së Berat.

Ai është shprehur se është nisur pasditen e djeshme drejt kryeqytetit, për t’ju bashkuar protestës së opozitës para ambienteve të Kryeministrisë. Pas përfundimit të saj ai pretendon se është dhunuar nga efektivët e policisë dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit nr.1 Tiranë, ku është mbajtur për 4 orë.

Më pas ai ka shkuar në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.  Rexhino tregon se gjatë protestës policia i hodhi gaz lotsjellës me piper në sy dhe ai ra në tokë.

“Edhe në Komisariatin Nr.1 të Policisë Tiranë, ku më mbajtën mbi 4-orë më dhunuar. Më pas, pasi e panë që gjendja ishte përkeqësuar pasi vuaJ nga astma, më nxorrën jashtë dhe i më thanë “Ik në spital se s’je mirë” tha ai.

I riu u shpreh se ka probleme me shikimin dhe se jashtë ambienteve tëë komisariatit, ku u mbajt për tre orë e prisnin miqtë e tij për ta shoqëruar.

Advertisement