Shkrime
RAMES NUK I INTERESON EUROPA POR PUSHTETI
Mirë se erdhët në program. Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që u mblodhën në atë kohë të largët për të detyruar kryeministrin e Shqipërisë, Rama të hiqte dorë nga marrëveshja për lëndët kimike, edhe pse ata nuk e dinin fare se çfarë do të ndodhte për pastrimin e tyre, natyrisht.
Ishte një çështje politike, por sidomos teknologjike.
Ata e konsideruan me një lloj naiviteti që e kishin trembur kryeministrin. Nuk e patën kuptuar në atë kohë se ai vetëm kishte bërë një axhustim të vogël të trajektores, e cila praktikisht ka filluar seriozisht rënien vetëm shumë vonë.
Përse ata njerëz që u mblodhën atëherë në shesh nuk e konsideruan skandaloze, të tmerrshme dhe të vlefshme për t’u mbledhur shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, jo shkatërrimin e ndërtesës.
Konceptin shkatërrues të vlerave më të mirëqena shqiptare. Përse ata nuk e konsiderojnë sot veprimtarinë e kryeministrit Rama të vlefshme, jo vetëm për t’u mbledhur e për të protestuar, por për të protestuar fort dhe madje me një traguard, me një limit kohor.
Ja t’ju them vetëm në 23 sekonda se çfarë ndodh me kryeministrin e Shqipërisë Rama. Ai, përkundrejt akuzave të forta që i bëhen në Kosovë, por jo vetëm, që ka interesa të përbashkëta simbiotike me presidentin Vuçiç, bën një artikull ku i kërkon Bashkimit Europian që Shqipëria dhe Serbia të futen si vende të shpartalluara, pa komisionerë dhe pa vlerë, pa peshë në Bashkimin Europian, vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin e tyre personal.
Të jetë gafë, thonë analistët?
Jo, është e mirëllogaritur.
Nuk i intereson hyrja e Shqipërisë në BE, i intereson vetëm zgjatja e pushtetit të tij.
Pikërisht në mes të akuzave që po shpartallon sistemin e drejtësisë, ai detyron parlamentin dhe detyron komisionin e mandateve për të mos e lëshuar mandatin e zëvendëskryeministres zonjës Balluku për t’i lënë vend e punë SPAK-ut për të vazhduar veprimtarinë e tij.
Dhe sidomos, në momentin që pretendohet që sjellja e kryeministrit me gazetarët dhe me mediat është jo vetëm selektive, me 16 fytyra, por për kundërshtarët e tij është e çmendur, e ashpër, e pakontrolluar dhe e papranueshme.
Dhe nuk është vetëm Ambrozia Meta, e cila ja shkatërron nervat kryeministrit. Me sa duket është edhe Syri, ekzaktësisht siç ishte Agoni. E për të cilin ai foli publikisht dhe bëri shumë mirë, sepse IXID-i e detyroi Shqipërinë të paguante 130 milionë.
Dhe me sa duket, kështu mund të shkojë edhe tani që nuk përmbahet për të kundërshtuar mediat opozitare në këtë vend.
Sepse, në këtë Shqipëri shumë të zymtë, të paqetë, të pastabilizuar, të kesh një qëndrim opozitar dhe të mos të të bëjë gjë kryeministri i Shqipërisë, është një luks i jashtëzakonshëm. Në gjithë këtë panoramë ka ndryshuar qasja gjermane, jo domosdoshmërisht e ambasadorit këtu, edhe pse unë jam i bindur që edhe atij ka ndryshuar, por e institucioneve dhe e atyre që drejtojnë në Gjermani.