Bota
HUTHET BASHKOHEN NE LUFTE KRAH IRANIT
Sipas Jerusalem Post, Huthët e Jemenit i jane bashkuar luftës ne Iran dhe ka shkaktuar alarm në të gjithë Izraelin.
Një raketë u lëshua nga Jemeni drejt territorit izraelit të shtunën në mëngjes, duke shënuar sulmin e parë të tillë nga Huthit e mbështetur nga Irani që nga fillimi i Operacionit “Luani Zhurmues” një muaj më parë, ka konfirmuar IDF.
Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të kapur kërcënimin, tha ushtria, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Beersheba dhe komunitetet përreth në Negev. Banorët u udhëzuan të ndiqnin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm për shkak të situatës në zhvillim e sipër.
Me herët, sipas mediave të huaja, grupi me bazë në Jemen pati deklaruar se do të ndërmarrë veprime nëse aleatë të rinj i bashkohen SHBA-së dhe Izraelit në luftën e tyre kundër Iranit, ose nëse Deti i Kuq përdoret për të nisur sulme ndaj Iranit, tha një zëdhënës ushtarak në një fjalim televiziv.
Një nga organizatat rajonale të financuara nga Irani, Huthit deri më tani kanë rezistuar ndaj hyrjes në konflikt, ndryshe nga Hezbollahu në Liban.
Kreu i këtij grupi, Abdul-Malik al Houthi tha se “gishtat e tyre janë te këmbëza”.
Pse ka rëndësi kjo?
Jemeni ndodhet në bregdetin jugor të Gadishullit Arabik, pranë Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit, dy rrugë ujore kyçe thelbësore për transportin detar global.
Hyrja e mundshme e Houthëve në konflikt mund të nënkuptojë që të dy rrugët ujore të preken rëndë ose të mbyllen në një mënyrë të ngjashme me Ngushticën e Hormuzit, e cila ka shkaktuar kaos në tregjet e naftës.