✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Xhafaj dhe Çuçi kërkojnë sqarime për transferimin urgjent të Veliajt

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për mënyrën e transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi Durrësit në atë të Fierit.

Një burim nga grupi parlamentar i PS në dijeni të këtij zhvillimi i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kjo kërkesë depozituar në Kryesinë e Kuvendit paraditen e kësaj të enjteje, i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë

Dy kryetarët socialist të këtyre dy komisioneve parlamentare kërkojnë të dinë nëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për urdhrin e vlerësuar prej tyre ai  sekret shtetëror,  të lëvizjes të Erion Veliajt.

Po ashtu kërkojnë tu vihet në dispozicion praktika dokumentare e këtij procesi.

Ky zhvillim i dy ligjvënësve socialist vjen pas një debati në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku Bledi Çuçi, kërkoi shpjegime nga Ministri Drejtësisë Toni Gogu për Erion Veliajn.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Ndërsa Toni Gogu i është përgjigjur se pret ti vijë informacioni.

Advertisement