Connect with us

Bota

Nga siguria te shpenzimet e mbrojtjes/ Gjenerali Chris McKinney takim me ministrin e Mbrojtjes dhe kreun e Shtabit të Përgjithshëm

TIRANË- Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara zhvilloi një takim këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Lajmi u konfirmua nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka zbardhur dhe çështjet që janë diskutuar.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane: 

Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Europian dhe progresin mbresëlënës të Shqipërisë në aftësitë e mbrojtjes kibernetike.

 

 

NTV.AL

 

 

Advertisement