Connect with us

Politike

Betohem në 7 shenjtorë/ Koçeku: Mbështeta Ramën për prishjet e ndërtimeve pa leje në Theth, më falni

Deputetja Marjana Koçeku ka shprehur pendesë për mbrojtjen publike që i ka bërë aksionit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Asokohe ajo doli në krah të PS dhe u përball me kritika nga qytetarët se përse nuk i mbrojti përballë fadromave të qeverisë q ëu prishi ndërtimet pa leje.

Por, tashmë që u largua nga grupi i PS, Koçeku në një postim në rrjetet sociale tregon se ky aksion ishte një nga krisjet me Partinë Socialiste.

Ajo u kërkon falje banorëve të Thethit, ndërsa u premton se nga sot do t’i përfaqësojë si duhet.

“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shkruan Koçeku.

Largimi nga PS, Marjana Koçeku zbulon "arsyen e divorcit" me

Advertisement