Connect with us

Bota

COVID-19 në Itali, 25,853 raste të reja dhe 722 viktima gjatë 24 orët e fundit

Vijon numri i lartë i rasteve me COVID-19 në Itali gjatë 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitiv 25.853 persona. Vërehet gjithashtu një rritje e numrit të infektimeve në krahasim me ditën e djeshme ku janë regjistruar 23.232 raste pozitive.

Gjatë ditës së sotme betejën me jetën e kanë humbur 722 persona. Fatmirësisht numri i vdekjeve nga virusi është ulur në krahasim me ditën e djeshme ku janë regjistruar 853 viktima.

Italia është vendi i tetë në botë me numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Qeveria italiane ka marrë masa kufizuese dhe izoluese me qëllim mbajtjen nën kontroll të rasteve të reja me COVID-19, por duket sikur ky numër është gjithnjë në rritje.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *