Connect with us

Politike

Atentat ndaj Trump? Rama: Shqetësuese, e dënoj me forcë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas atentati të dështuar në darkën e Presidentit Donald Trump dhe gazetarëve të shtëpisë së Bardhë. Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka cilësuar ngjarjen si shqetësuese dhe thekson se një sulm i tillë prek drejtpërdrejt lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës.

Në fund, Rama shkruan, se ndihet i lehtësuar që presidenti amerikan dhe të gjithë personat e pranishëm janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut.

“Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që@POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë,” tha Rama.

Advertisement