Connect with us

Bota

Trump i drejtohet Kongresit amerikan: Armiqësitë kanë mbaruar, por Irani mbetet një kërcënim

Presidenti Donald Trump njoftoi Kongresin amerikan se “armiqësitë” kundër Iranit kanë “përfunduar”, por theksoi se Teherani ende përbën një kërcënim “të rëndësishëm”.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pas skadimit të periudhës 60-ditore që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaroi: “Armiqësitë që filluan më 28 shkurt 2026 kanë mbaruar. Nuk ka pasur shkëmbime zjarri midis forcave amerikane dhe iraniane që nga 7 prilli. Unë do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë time si komandant i përgjithshëm.”Shtëpia e Bardhë beson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke anashkaluar kështu nevojën për autorizim nga Kongresi, në rast të nisjes së sulmeve të reja.

Nga ana tjeter, Lideri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei tha sot se Teherani ka demonstruar aftësinë e tij të jashtëzakonshme ushtarake në luftën me SHBA.

“Pas më shumë se 47 vitesh përpjekjesh dhe besimi në Hirin Hyjnor, Republika Islamike e Iranit i ka demonstruar botës disa nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme në betejën ushtarake kundër armiqve . Ajo gjithashtu duhet t’i shkatërrojë shpresat e tyre dhe t’i mposhtë ato në fazat e xhihadit ekonomik dhe kulturor”, shkroi ai në Telegram.

Që nga bombardimi i 28 shkurtit në të cilin u plagos rëndë, Khamenei nuk është shfaqur kurrë në publik.

 

Advertisement