Connect with us

Bota

Irani mohon kalimin e anijeve nëpër Hormuz: Pretendimet e SHBA-së janë të rreme

Asnjë anije tregtare apo cisternë nafte nuk ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit në orët e fundit, dhe “pretendimet e zyrtarëve amerikanë janë të pabaza dhe plotësisht të rreme”.

Kështu mohoi në një postim në Telegram, versionin e dhënë nga Komanda Qendrore e SHBA-së në lidhje me tranzitin e anijeve tregtare.

Përgjigja vjen pasi Shtetet e Bashkuara raportuan kalimin “me sukses” të dy anijeve me flamur amerikan nëpër ngushticë.

Megjithatë, Teherani përsëriti qëndrimin e tij të ashpër, duke paralajmëruar se “çdo lëvizje detare në kundërshtim me parimet e deklaruara të marinës Pasdaran do të përballet me rreziqe serioze, dhe anijet që i shkelin ato do të ndalen me forcë”.

Shefi i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, deklaroi gjithashtu se njësitë amerikane i ishin afruar zonës “duke përdorur taktikën e fikjes së radarit”, duke justifikuar kështu lëshimin e “raketave të lundrimit dhe dronëve luftarakë”.

“Siguria e këtij rajoni është një vijë e kuqe për Iranin”, theksoi Hatami.

Advertisement