Connect with us

Aktualitet

Babë e bir fusin në grackë drejtorin e lartë, “Edi Rama” i kërkon 60 mijë euro

Kledis dhe Kujtim Muzhaqi, babë e bir u arrestuan një ditë më parë pasi akuzohen se përmes mashtrimit do t’i merrnin një zyrtari të rëndëisshëm një shumë prej mijëra eurosh.

E teksa nga Policia e Shtetit deri më tani nuk ka ardhur një reagim i plotë sa i përket kësaj ngjarje, burime për mediat kanë bërë me dije se babë e bir kishin përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama me qëllim që të fusnin në grackë zyrtarin.

Ka qenë pikërisht Infonews e cila ka njoftuar dhe skemën që Kledis dhe Kujtim Muzhaqi kishin ndjekur për t’i “ rrjepur” mijëra euro.

Gjithçka nisi me një mesazh të pazakontë që mbërriti në aplikacionin e enkriptuar SIGNAL, në telefonin e një drejtori të një ndërmarrjeje të madhe shtetërore.

“Si jemi me objektivat?”, shkruhej në mesazhin që vinte nga një numër i panjohur. Ndërkohë që pas këtij mesazhi, ai është marrë me video call dhe në momentin kur dhe është përgjigjur në kran ishte shfaqur pikërisht kryeministri Edi Rama, me syzet e tij të kuqe të cilat herë pas here shfaqet dhe në publik.

Telefonata zgjati për shumë pak, por e mjaftueshme që babë e bir të fusnin në grackë drejtorin dhe ky i fundit të besonte se ishte pikërisht kryeministir Edi Rama ai që e kishte telefonuar.

Menjëherë pas kësaj telefonate një tjetër mesazh mbërriti në telefonin e drejtorit në të cilin shkruhej: “Rama jam, më dërgo 60 euro në Elbasan. Komuniko me këtë numër”.

Hetuesit dyshojnë se bëhej fjalë për 60 mijë euro, shumë që mashtruesit synonin që t’i merrnin drejtorit. Fillimisht ai u besoi dy mashtruesve babë e bir, mirëpo më pas telefonoi Policinë e Shtetit ku dhe nga hetimet rezultoi se bëhej fjala për një mashtrim dhe se imazhi i kryeministrit ishte gjeneruar me AI.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë duke vijuar, ndërkohë që ministri i Brendshëm Besfort Lamallari i pyetur ditën e sotme sa i përket kësaj ngjarje preferoi që të qëndronte më i tërhequr duke mos dhënë më tepër detaje nga ato që Policia e Shtetit bëri me dije përmes një reagimi zyrtar.

Advertisement