Connect with us

Kronike

Policia jep detaje për dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër: U godit me sende të forta nga një person i paidentifikuar

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me dhunimin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, Haderi është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se është sulmuar me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Fahri Ramadani” në qytetin e Shkodrës.

Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen ‘Fahri Ramadani’ është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar”, njofton policia.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Deri tani nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja lidhet me detyrën e Haderit si drejtues i AKU-së në Shkodër.

Advertisement