Politike
Refreni i protestës dhe Belindi/ Rama nuk merret me problemet, por me personazhet
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, e vlerësoi protestën që sot ishte në ditën e 26-të.
Ai veçoi faktin që sulmohet në këtë lloj forme çdo person që lexon kërkesat ndërkohë që nuk ka përgjigje për kërkesat.
“Kjo protestë e tanishme, ndryshon nga çdo protestë që është bërë.
Nga mënyra e dhënies së mesazheve, këndi i fëmijëve, është një gjë brilante.
Protesta nuk ka ardhur duke u rrudhur. Fakti që në ditën e 26 ka masivitet, ka shumë të rinj, ka energji, gjë që është sinjal shumë i mirë për shoqërinë shqiptare.
Në tërësi fakti që sulmohet në këtë lloj forme çdo person që lexon kërkesat ndërkohë që nuk ka përgjigje për kërkesat, tregon problemin e madh që ka qeverisja aktuale që nuk merret me problemet, por me personazhet”- tha Këlliçi.
