Politike
Thasë të zinj të mbushur plot/ Çfarë po largojnë punonjësit nga zyrat e Kuvendit?!
Pamjet e punonjësve të Kuvendit të Shqipërisë duke transportuar këta thasë të zinj, në dukje të mbushur me letra e dokumente, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve në bulevardin qendror të Tiranës.
Një prej tyre ka regjistruar momentin dhe në të shihen dy persona që hyjnë e dalin nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa në duar mbajnë disa thasë të zinj.
“Mos i digjni provat” shkruan qytetari që ka bërë videon, ndërsa komentuesit e tjerë aludojnë se materialet po largohen për shkak të protestës kombëtare që është thirrur nesër. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia dhe që materialet të jenë edhe të Komisioneve të Vettingut.
Pak ditë më parë, vettingu përmbylli procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ambientet ku zhvilloheshin dëgjesat me magjistratët, ishin pikërisht në Kryesinë e Kuvendit.