Bota
Projektohet testi i shpejtë i gjakut, mund të zbulojë 50 lloje të kancerit
Shërbimi Shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) do të pilotojë një test të thjeshtë gjaku që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje të kancerit dhe shpresohet që mund të ndihmojë mijëra njerëz, për ta kapur dhe kuruar sëmundjen në faza të hershme.
Testi i gjakut ‘Galleri’, i zhvilluar nga kompania e kujdesit shëndetësor ‘kalifornian Grail’, do të pilotohet me 165,000 pacientë, në atë që NHS e përshkroi si një “marrëveshje të parë në botë“.
Grail, puna e të cilit është përqendruar në zbulimin e hershëm të kancerit, mbështetet nga investitorë, përfshirë miliarderin e teknologjisë, Bill Gates dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.
NHS England shpreson që testi i gjakut të jetë veçanërisht i dobishëm në identifikimin e llojeve të kancerit që aktualisht janë të vështira për tu diagnostikuar dhe trajtuar herët.