Politike
Alizoti: Rama është menaxheri që mbledh gjithë pisllëkun
Unë jam deputet. Nuk e takon dot Drejtorin e Shërbimit Informativ. Është shumë e vështirë ta takosh, është njeri shumë i rëndësishëm. Imagjinoni sikur drejtorin e CIA, apo KGB, ta takonte një gangster lagjeje.
Në koncept, në logjikë, bie i tërë shteti. Shërbimet sekretë kanë qene edhe në shërbim të sistemeve totalitare, të komunizmit, të fashizmit. Por kjo këtu, kjo është denigrimi, shkatërrimi total. Që njerëzit banalë të rrugës të llumit, që përveç kësaj kanë marrë fytyrën e çdo shqiptari që jeton nëpër botë. Pra nëse ajo policia në kufi e mban shqiptarin me orë të tëra duke e kontrolluar sepse mendon se ky shqiptari i thjeshtë mund të shesë drogë, mund të bëjë këtë….pikërisht këta njerëz, këto lloj grupimesh ja kanë marrë atë imazhin shqiptarit. Tani këtë vijnë dhe kontrollojnë shërbimin informativ dhe një hamendësia ime është, ore si mundi një njeri banal të gjejë kontaktin drejt tek drejtori i një institucioni kaq të rëndësishëm që edhe kur kalon kufirin, nuk shënohet. Nuk dihet ku ndodhet. Ku e mori vesh një djalë lagjeje, po e quaj, me para shumë që të ketë akses. Dhe këtu shkatërrohet gjithçka.
Tomorr Alizoti: Shiko. Rama është simboli. Është një shprehje e famshme që thotë, nuk janë fajtorë ata që bëjnë mëkatin por ai që krijon errësirën. Rama është errësirë. Pra në çdo vend të botës ka njerëz të tillë. Por shteti i largon, i ruan, i prangos. Ndërsa simboli që arrin të bëjë, drejtorin hajdut, ministrin hajdut, zëvendës kryeministren hajdute, gjithçka hajdutë, pirat është ky. Ky është errësira dhe dalin të gjithë në errësirë. Kjo është simbolika. Këdo që të kapin dhe të izolojnë nuk bie errësira. Errësira është ky. Rama është menaxheri, është truri që mbledh gjithë pisllëkun dhe ky pisllëk ka pushtuar kulmin e shoqërisë që është shteti. Pra shteti nuk ekziston më. Ai nuk ka ekzistuar prej kohësh dhe opozita e ka thënë këtë gjë. Por de facto sot shteti shqiptar është si ai mbreti lakuriq, nuk ka asnjë moral.