Burime ekskluzive për Bordo bëjnë me dije se Luana Vjollca pritet të rikthehet me programin “Shiko Kush Luan”, i cili pritet të nisë në janar të vitit 2027. Bëhet fjalë për një nga formatet më të dashura të moderatores, që gjatë transmetimit në Top Channel pati sukses për disa sezone.
Pas këtij suksesi, Luana e vijoi rrugëtimin me një format të ngjashëm në televizion Klan, përmes programit “Zemër Luana”, ku sërish ishin pjesë lojërat, sfidat dhe intervistat me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
