✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

IGLI TARE I HAP DEREN NAPOLIT: ESHTE NJE ADRESE QE ASKUSH NUK MUND TA REFUZOJE

Igli Tare nuk e fsheh admirimin për Napolin dhe lë të kuptohet se një aventurë në klubin italian do të ishte një mundësi që nuk mund të shpërfillet.

Ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit, tashmë pjesë e panelit të emisionit të Champions League u vu në siklet nga moderatori, i cili e pyeti drejtpërdrejt për interesimin e presidentit Aurelio De Laurentiis për ta afruar në postin e drejtorit sportiv të Napolit.

Tare konfirmoi se mes tyre kishte pasur bisedime disa vite më parë, por mohoi që të kishte zhvilluar takime me drejtuesit e klubit.

I pyetur nëse do ta pranonte një ofertë nga Napoli, ish-futbollisti shqiptar dha një përgjigje që lë hapur shumë interpretime:

“Napoli është një adresë që askush nuk mund ta refuzojë për të punuar. Është një klub shumë i madh, edhe për sa i përket historisë që ka. Kështu që është jashtë çdo lloj diskutimi nëse do ta mendoja apo jo.”

Gjatë bisedës nuk mungoi as krahasimi mes presidentit të Napolit, De Laurentiis, dhe atij të Lazios, Claudio Lotito.

Përgjigjja e Tares ishte domethënëse:

Deklarata e Tares rikthen në vëmendje mundësinë e një rikthimi të tij në futbollin italian, këtë herë në një klub me histori dhe ambicie të mëdha si Napoli.

Advertisement