✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

PERÇARJA NE LISTEN E STUDENTEVE/ KUNDERSULMI I VUÇIÇIT PO VJEN ME SHPEJT NGA SA MENDOHEJ

 

Ish-anëtari i lëvizjes Otpor, Ivan Marović, paralajmëroi se qeveria e Aleksandar Vuçiç, pavarësisht humbjes së zgjedhjeve, mund të nisë një kundërsulm më shpejt se sa pritej, duke përdorur krizat politike dhe çështjet kombëtare për të dobësuar kundërshtarët dhe për të thelluar përçarjet në shoqëri.

“A jeni gati për një kundërsulm? Ai po vjen, kjo është e sigurt, dhe duke gjykuar nga fjalimi i Vuçiçit të dielën, ai do të vijë më shpejt se zakonisht. Le ta dëgjojmë edhe njehere atë fjalim. Ndryshe nga Millosheviçi që tha se do të luante me nipin e tij pas humbjes, çfarë tha Vuçiç? Jo për ne, sigurisht, por për të vetët”

Duke iu referuar fjalimit të Vuçiçit të dielën, Maroviç vlerësoi se Presidenti i Serbisë tregoi sfidë, por jo forcë, duke vënë në dukje se pakënaqësia e tij publike nuk duhet interpretuar si shenjë dobësie.

“Ishte fjalim isfidues. Vuçiç ende po ankohet siç bënte kur ishte në pushtet, po ankohet për shtetin e thellë amerikan që e goditi. Por ankimi nuk është shenjë e dobësisë së tij. Vuçiç e di mirë me kë ka të bëjë, i di pikat e dobëta të lëvizjes studentore”, tha Maroviç.

Sipas vlerësimit të tij, Vuçiç së pari do të përpiqet të zbusë rënien politike dhe të shmangë përgjegjësinë penale, dhe më pas të dobësojë ekipin e ri qeverisës dhe ndoshta të shkaktojë përçarje brenda tij.

“Përmes këtyre dobësive, ata do të përpiqen t’i ndryshojnë gjërat, së pari për të zbutur rënien dhe për të shmangur përgjegjësinë penale, dhe pastaj për të dobësuar dhe ndoshta për të shkaktuar një përçarje në ekipin e ri qeverisës” – shtoi Maroviç

Siç shpjegoi ai, mund të lindë një krizë ose incident që do të kërkonte vëmendjen e të gjithë publikut.

“Do të na duhet të lëmë mënjanë dallimet tona dhe të shfrytëzojmë forcën për kauzën tonë, sepse Serbia ende është e kërcënuar. Ata do të na testojnë, dhe nëse ne nuk e kalojmë provën, atëherë gjithçka do jetërutinë: thellimi i përçarjeve dhe nxitja e zhgënjimit” – theksoi Maroviç

Advertisement