Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).
Prej gati dy muajsh, avokatët kishin bojkotuar proceset në GJKKO, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së gjykatës, të cilën e konsiderojnë pengesë për ushtrimin e detyrës së tyre.
Bojkoti ka sjellë zvarritjen e dhjetëra seancave gjyqësore, përfshirë edhe proceset ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-presidentit Ilir Meta.
